transport
Historiku
Zanafilla e Shpresa-Al Transport
Prej vitit 2002 Shpresa-Al Transport mbulon transportin e pasagjerëve brenda qarkut të Tiranës, ndërmjet qyteteve të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj. Një prej shërbimeve më të kërkuara është gjithashtu lëvizja e shpejtë, fleksibël dhe me çmim të arsyeshëm të mallrave kudo që klientët dëshirojnë.
E pajisur me liçensat e nevojshme Shpresa-Al Transport tanimë operon me 68 autobuzë në dy linja urbane, 6 linja interurbane me nisje nga Kamza dhe Tirana si dhe 2 linja ndërkombëtare të konsoliduara drejt Kosovës dhe Greqisë. Për 17 vite me rradhë jemi kontribut absolut në sektorin e transportit publik, duke ruajtur nivelin e përballueshëm të çmimeve dhe duke rritur komoditetin e pasagjerëve përpara dhe gjatë udhëtimit.
Themeluar në 2002
97 Autobuzë
5 Linja autobuzësh
Linjat e autobuzëve
Lider transporti brenda & jashtë Shqipërisë!
Linjat Urbane
Linjat Interurbane
Linjat Ndërkombëtare
Linjat Urbane
Që prej vitit 2016 Shpresa-Al Transport operon në 2 linja
urbane të konsoliduara me frekuencë të lartë për të
mundësuar lëvizjen e pasagjerëve brenda bashkisë së
Tiranës dhe Kamzës.
Linjat Interurbane
Transporti inter-urban ushtron aktivitetin e tij në 10 linja
midis qyteteve të Shqipërisë, duke përfshirë një seri
destinacionesh që prej vitit 2016, të pajisura me liçensat e
nevojshme nga Ministria e Transportit.
Linjat Ndërkombëtare
Cilësia dhe kërkesa e lartë për lëvizjen jashtë Shqipërisë ka
bërë të mundur ngritjen e dy linjave tanimë të konsoliduara
drejt Kosovës dhe Greqisë, duke hedhur hapat për zgjerimin
edhe më tej të transportit ndërkombëtar.
shpresa-al autoteknik
Servis
Shpresa-Al Autoteknik ofron servis makinash për defekte mekanike,
shërbim konvergjence, lyerje automjeti dhe lavazh. Stafi i përkushtuar
ofron shërbimet me cilësi të lartë dhe çmime të përballueshme në
mënyrë që t’i plotësojmë klientëve të gjitha kushtet. Për më tepër në
raste të problemeve urgjente me automjete të ndryshme, kemi në
dispozicion shërbimin karotec 24 orë të ditës.
Shpresa - Al Marketing
Ekspozo biznesin tënd!
Frekuenca e lartë e udhëtimeve garanton sukses
për biznesin tuaj nëpërmjet marketingut tranzit, i
cili prezantohet në formë dixhitale me ekrane të
vendosura brenda autobuzëve ose në formë fizike
nëpërmjet posterave që mund të vendosen brenda
ose jashtë tij.
rrjetet sociale
- Youtube