Gurore

Historiku

Ndër guroret më të mëdha në Shqipëri!

Një aktivitet me rëndësi të madhe ekonomike në bashkinë e Krujës, sipas vlerësimeve gjeologjike, gurorja ka një kapacitet prej 19 hektarësh, me rezerva deri në 100 metra mbi dhe nën tokë. Pajisja me lejet e nevojshme nga Ministria e Ekonomisë , Energjitikës dhe Minierave si dhe nga Ministria e Mjedisit i kanë dhënë Shpresa-Al të drejtën për të zhvilluar aktivitetin e shfrytëzimit të mineraleve në fshatin e Picrragës në Krujë.
Përgjegjësitë e kompanisë përfshijnë financimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e impjantit për gërmimin dhe nxjerrjen e gurit gëlqeror dhe agregateve të tjera : rërës, gurit të imët, çakullit. Pjesë e aktivitetit të kompanisë është përpunimi dhe më tej tregtimi i materialeve të ndërtimit dhe inerteve me një raport të mirë midis sasisë, kohës dhe vendit të dërgimit. Një ndër prioritetet e Shpresa-Al është kontrolli i ndikimit mjedisor që ky aktivitet shkakton, ndaj jemi gjithmonë duke investuar për të marrë masa për mbrojtjen e pyjeve, burimeve ujore dhe banorëve të zonës.

Ndërtuar në 2009

Sipërfaqe - 19 Hektarë

Kapacitet i Rezervave - 38 milionë m³

Partnerët tanë

Ky rrugëtim kërkon partnerë të një niveli të lartë!

Ndërtim

Pas Nxjerrjes

Duke qenë se guri gëlqeror është ndër materialet më divers, nxjerrja dhe përpunimi në impiantet e dedikuara për thyerjen dhe fraksionimin e tij, e bën atë një material të kërkuar në industrinë e ndërtimit.

Specifikisht funksion të shkëlqyer në treg ka për asfaltimin e rrugëve, trotuareve, prodhimin e çimentos dhe gëlqeres për ndërtimin e banesave dhe strukturave të mëdhaja si hekurudha, kolona dhe ndërtime të tjera. Tregtimi i gurit është ndër aktivitetet plotësuese që Shpresa-Al mundëson për shoqëri ndërtimi private ose publike.