Energji e paster

Historiku

Investimi HEC ARSTI

Shpresa-Al fitoi projektin konçesionar për financimin, projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit ARSTI në Fushë Arrëz, Pukë. Më tej ajo ushtron fuqi mbi administrimin dhe mirëmbajtjen e tij sipas standarteve europiane dhe ligjeve mjedisore të vendit.

Prodhimi i energjisë elektrike të pastër do të ndikojë pozitivisht
në ekonominë e vendit, si dhe në rritjen e nivelit të punësimit në zonë.

33.4% në zotërim të Shpresa-Al

Burimi furnizues - Lumi Drin

Kapaciteti Energjitik - 4.5MW

Skema e shfrytëzimit

Prodhimi Energjitik

Hidrocentrali është projektuar me një shpërndarje midis veprës së marrjes, linjës së derivacionit drejt basenit të presionit, tubacionit të turbinave dhe sallës së makinerive. Në total ndodhen tre vepra marrjeje dhe një linjë dërgimi, ndërsa makineritë ndodhen tek godina e centralit.

Linja e derivacionit kryen dekantimin e ujit të mbledhur tek baseni i presionit, i cili funksionon si rezervuar i ujit dhe mban nivelin e tij në një nivel të përcaktuar. Turbina e llojit Pelton, në formën e një rrote hidraulike, shndërron energjinë kinetike në energji dinamike.

mjedis

Masat mbrojtëse të mjedisit

Prioritet i hidrocentralit është rritja e kapaciteteve të shfrytëzimit të energjisë së rinovueshme për të furnizuar rajonin dhe jo vetëm me energji të pastër. Tanimë në fokus është edhe mbrojtja e ambjentit dhe përdorimi i qëndrueshëm i resurseve mjedisore në nivel kombëtar. I rëndësishëm është ripërdorimi i burimeve ujore në mënyrë të përgjegjshme për të ndihmuar me problemet e mbishfrytëzimit ose keqpërdorimit të tyre.
Më tej masa strategjike do të aplikohen për të ruajtur ekosistemet ekzistuese, ruajtjen e florës dhe faunës tokësore e ujore, si dhe kontrollin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit. Konkretisht masat konsistojnë në kontrollin e erozionit duke mos shpyllëzuar terrenin, evitimi i djegies së pyjeve për pastrim për të mos degraduar më tej tokën si dhe ndërhyrje sa më minimale dhe të kontrolluara në habitat, për të mos prishur balancat natyrale mes florës dhe faunës së pasur të zonës.
Klima mesdhetare malore mundëson prurje të vazhdueshme të rreshjeve të shiut gjatë dimrit, ku bien 2/3 e gjithë sasisë së rreshjeve përgjatë vitit, sasi kjo mëse e bollshme për prodhim të energjitik. Gjithashtu rreshjet e shumta të borës të cilat janë të zakonshme në rajon, shtojnë kapacitetin grumbullues të lumenjve duke rritur kështu sasinë e mbledhur gjatë gjithë vitit.