certifikime
Historiku
Inspektime unike për transport të sigurt!
Industria e automjeteve ka qenë një nga pikënisjet e Shpresa-AL për të rritur nivelin e
shërbimit duke ruajtur çmime të përballueshme për klientët tanë. Funksionin primar
në lidhje me automjetet, kompania e ka përvetësuar në vitin 2018, duke u akredituar
për inspektime specifike të mjeteve të ndryshme. Ndër shërbimet teknike të
kolaudimit, Shpresa-Al tanimë kryen ndryshime konstruktive të automjeteve,
kontrollin teknik tahograf, si dhe mundëson çertifikatat e kontrollit për transportin e
lëndëve të rrezikshme dhe transportit frigoriferik.
Pika e karburantit Shpresa-AL e ndodhur në Kamëz, ofron gjithashu një servis
makinash prej 1200 metër katrorë, ku mundësohen shërbimet për automjete me
madhësi dhe funksione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe automjete të rënda.
Akredituar në vitin 2018
4 shërbime
Pajisur me licensa specifike
Shërbimet tona
Jemi të pajisur me liçensat për shërbimet specifike!
Ndryshimi konstruktiv konsiston në ndryshimin e një ose më shumë karakteristikave konstruktive, funksionale, apo sistemeve dhe pajisjeve të mjetit të cilët reflektohen si tregues teknik në lejen e qarkullimit.
Tahografi është një pajisje që shërben për matjen e shpejtësisë dhe distancës që
një automjet ka kryer. Ky shërbim është i nevojshëm për sigurinë e pasagjerëve për transportin kombëtar dhe
ndërkombëtar të automjeteve të rënda dhe jo vetëm. Kontrolli tahograf bën të mundur vlerësimin e gjendjes së
automjetit tuaj nga ana funksionale dhe vizuale. Pas përfundimit të kontrollit teknik, bëhet pajisja me
çertifikatën e kontrollit e cila mundëson lëvizjen e automjetit pa probleme.
Kolaudimi i mjeteve frigoriferike është një shërbim i cili ofrohet vetëm
nga Shpresa-AL. Transporti frigoriferik përfshin transportin e produkteve delikate dhe ushqimeve. Shërbimi i
ofruar konsiston në kontrollin e nivelit të temperaturave të nevojshme për kategori të ndryshme ushqimesh dhe
përcakton standartet teknike dhe shëndetësore për transportin e tyre.
Transporti i lëndëve të rrezikshme ose A.D.R përfshin
përcaktimin e rregullores për trafikun lidhur me paketimin, sigurimin e ngarkesave dhe etiketimin e mallrave të
rrezikshme. Kontrolli teknik që kryhet në pikën e servisit mundëson siguri gjatë transportit sipas standarteve
europiane dhe pas përfundimit të tij mundëson automjetet me çertifikatën përkatëse.
Hapat e aplikimit
Aplikimi Online!
Ndiqni hapat për të kryer aplikimin tuaj sot për të kryer kontrollin dhe çertifikimin e sigurisë së mjetit tuaj nën kujdesin cilësor të qendrës sonë të çertifikimeve, të akredituar që në 2018.
1
Plotësimi i të dhënave të zotëruesit.
Plotësoni të dhënat e zotëruesit pasi keni zgjedhur nëse jeni zotërues i mjetit apo subjekt i liçensuar.
2
Plotësimi i të dhënave të mjetit.
Në seksionin e dytë të formularit plotësoni fushat përkatëse për targën dhe numrin e shasisë së mjetit. Më pas zgjidhni drejtorinë rajonale ku merrni shërbimin.
3
Plotësim i kërkesës për ndryshime konstruktive.
Në këtë fushë zgjidhni si fillim nëse kërkoni ndryshime me procedurë të lehtësuar ose ndryshime me procedurë normale dhe më pas plotësoni fushën më poshtë me përshrkimin e ndryshimit të kërkuar.
4
Ngarkim i fotove të mjetit.
Ngarkoni foto për të vërtetuar nëse e keni kryer ose jo ndryshimin e kërkuar. Në foto duhet të dallohen qartë: mjeti në disa pozicione, targa e mjetit dhe treguesi teknik për të cilin kërkoni të pajiseni me Autorizim. (jo më pak se 3 foto) *Komisionit shqyrtues mund t’i lindë e drejta të kërkojë informacione ose foto shtesë në rast se materialet e dërguara nga ju nuk janë bindëse!
rrjetet sociale
- Youtube