Shpresa Group

Me themele kaq të forta, SHPRESA për cilësinë nuk vdes kurrë!

Rreth Nesh

Me themele kaq të forta

SHPRESA 
për cilësinë

nuk vdes kurrë!

Shpresa-Al është një shoqëri tregtare polifunksionale, e themeluar në shkurt të vitit 2002 nga ortaku i vetëm Lush Osmani.

Me një numër prej 500 punonjësish të dedikuar ndaj shërbimeve që ofron dhe një xhiro mesatare vjetore në sasinë 5,749,627,613 lekë në tre vitet e fundit, kompania ka siguruar sukses të vazhdueshëm dhe prestigj në tregun shqiptar. Operimi brenda dhe jashtë vendit është i shpërndarë midis 7
industrive të ndryshme.

0
Vite në treg
0
Industri Aktive
0+
Punonjës

Shërbimet Tona

Një histori suksesi +20 vjeçare!

Shpresa-Al sh.p.k është ngritur me themele të forta që prej fillimit, për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në fusha të ndryshme. Suksesi i një kompanie polifunksionale kërkon harmoni ndërmjet sektorëve, duke kryer shkëmbimin e njohurive dhe burimeve të përshtatshme për mbarëvajtjen e secilit biznes. Sot, Shpresa-Al është një ndër shoqëritë tregtare me influencë gjithnjë në rritje në treg në industritë e mëposhtme :

Technology

Shpresa-al computer

culinary & leisure

Bar - Restaurant
Shpresa-Al

transport

Shpresa-al transport

construction

Shpresa-al construction

aggregate

Shpresa-al stone quarry plant

certifications

Shpresa-Al car service shpresa-al fuel

energy

Shpresa-al HEC ARSTI

Çfarë ka synuar dhe çfarë synon!

Çfarë e diferenconte Shpresa-Al nga pjesa tjetër e tregut, që në fillimet e saj, ka të bëjë me përmbushjen e shërbimeve me cilësi të lartë e gjithashtu me çmime të përballueshme për konsumatorët shqiptarë. Krijimi i kësaj balance midis kualitetit ë shërbimit dhe çmimit konkurrues në treg ëshë pjesë e motivimit të përditshëm në të gjitha degët e kompanisë.

1

Përgjegjësia

Duke qenë se aktiviteti i ndërmarrjes bazohet në industri që nuk lidhen domosdoshmërisht me njëra tjetrën, PËRGJEGJËSIA është më e madhe. Përgjegjësi për stafin dhe profesionalitetin e treguar në çdo hallkë të shërbimeve që ofrojmë, si dhe për cilësinë e pamunguar që ka krijuar një klientelë të rregullt ndër vite.

2

Partneritete

Një synim i qartë për Shpresa-Al ëshë krijimi i PARTNERITETEVE publike dhe private për aktivitetet e ndërmarra, sidomos në industrinë e ndërtimit dhe të nxjerrjes së mineraleve për të siguruar një zbatim të standarteve më të larta gjatë proçesit. Ne besojmë se bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm në shoqëri siguron një mbarëvajtje të çdo aktiviteti.

3

Inovacion

Një nga shtyllat më të konsoliduara të Shpresa-Al ëshë teknologjia e informacionit, e cila që prej fillimit ka nxitur INOVACIONIN dhe integrimin e teknologjisë në Shqipëri. Në këtë mënyrë edhe përtej informatikës, ëshë e rëndësishme për ne të ndjekim trendet e momentit duke vënë në dispozicion resurset e nevojshme. Zgjerimi në fushën e energjitikës është një hap i kësaj mëndësie.

4

Konsiderata

Lidhur me qëllimin tonë, e fundit por jo nga rëndësia ëshë KONSIDERATA për të gjithë klientët që besojnë në shërbimet tona, në mënyrë që të gjitha nevojat e tyre të plotësohen. Prioritet për ne janë klientët!

Kontakt

Informacionet Tona

Na kontaktoni në format e mëposhtme të kontaktit për cdo informacion, bashkëpunim apo ankesë në lidhje me kompaninë apo shërbimet tona!