Rreth Nesh
Kush jemi ne?
Më shumë rreth nesh!
Shpresa-Al është një shoqëri tregtare polifunksionale, e themeluar në shkurt të vitit 2002 nga ortaku i vetëm Lush Osmani.
Me një numër prej 500 punonjësish të dedikuar ndaj shërbimeve që ofron dhe një xhiro mesatare vjetore në sasinë 5,749,627,613 lekë në tre vitet e fundit, kompania ka siguruar sukses të vazhdueshëm dhe prestigj në tregun shqiptar. Operimi brenda dhe jashtë vendit është i shpërndarë midis 7
industrive të ndryshme.
SHPRESA-AL
Operimi i kompanisë në treg.
Që prej vitit 2003, aktiviteti i ushtruar ishte i përqëndruar në dy drejtime kryesore : në fushën e informatikës si dhe në mirëmbajtjen dhe furnizimin e automjeteve për transport privat. Viti 2005 shënoi një zhvillim të mëtejshëm në fushën e transportit të njerëzve dhe mallrave, midis qyteteve të Shqipërisë si edhe jashtë saj. Suksesi në tregun shqiptar i dha shtysën për t’u përfshirë edhe në industrinë e ndërtimit në vitin 2009, me një fokus të madh ndaj projekteve infrastrukturore publike në fshatra e qytete të vendit.
Si rrjedhojë, në të njëjtin vit shoqëria u zgjerua edhe drejt fushës së nxjerrjes dhe përpunimit të inerteve duke ngritur impiantin për guroren e ndodhur në Krujë. Në 10 vitet e fundit Shpresa-Al vjen e kompletuar në sektorin e sigurisë, energjisë si dhe të shërbimeve specifike për kontrollin e mjeteve frigorike, e gjithashtu në kontrollin teknik të automjeteve. Që prej vitit 2017 Shpresa-Al është angazhuar edhe në kulinari dhe argëtim me hapjen e bar-restorantit të shkëlqyer të ndodhur në Kamëz.
Ne lëmë numrat të flasin për ne!
krijuar në
kemi të punësuar
+
kapital rreth
€
Mill
Timeline
Shpresa-Al ndër vite!
2003
Industria e Informatikës & Industria e Automjeteve
2003
2005
Industria e Transportit
2005
2009
Industria e Ndërtimit & Industria Agregate
2009
2012
Industria e Sigurisë Private
2012
2016
Industria e Energjisë
2016
2017
Industria e Kulinarisë
2017
2018
Çertifikime
2018
Facts & Figures
Periudhat kyçe të Shpresa-Al sh.p.k
Gamë e gjerë e produkteve të çertifikuara elektronike, pajisje elektroshtëpiake dhe të kondicionimit, pajisje sigurie etj.
Shërbimi i asistencës teknike për pajisjet elektronike si dhe shërbim delivery në të gjitha qytetet.
Shpresa-Al Computers tani në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë : Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë, Pogradec, Korçë.
Tetë linja udhëtimi brenda qarkut të Tiranës.
Linjat kombëtare përfshijnë transportin e udhëtarëve dhe mallrave në: Durrës, Korçë, Peshkopi, Shkodër, Fushë Arrëz, Krumë
Konsolidimi i linjës ndërkombëtare Tiranë-Durrës-Prishtinë.
Realizimi i më shumë se 78 projekteve të ndërtimit për infrastrukturë rrugore, industriale dhe sociale që prej vitit 2009
Gurorja është vlerësuar nga inxhinierët gjeologë si një nga rezervat më të mira në Krujë.
Përfshirja e mëtejshme në energjitikë si fitues i projektit konçesionar për ndërtimin e hidrocentralit ARSTI.
Akreditimi në 2018 për ofrimin e shërbimeve specifike si kontrolli teknik tahograf , kontrolli për transportin e pajisjeve frigoriferike dhe të lëndëve të rrezikshme.
rrjetet sociale
- Youtube